Mbyllëm me sukses konferencën mbi “Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme” ,…
Publikuar më
Mbyllëm me sukses konferencën mbi “Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme” 👶📘, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të politikave dhe praktikave që mbështesin zhvillimin e fëmijëve në vitet e para të jetës 🌱. Drejtoresha ekzekutive e QSHINJNV, znj. Fatma Spahiu theksoi se kjo konferencë na bën të gjithëve bashkë 🤝, politikëbërës dhe vendimmarrës të institucioneve publike e jo publike 🏛️, që merren me aftësinë e kufizuar sipas fushës dhe kompetencave të gjithësecilit, për të përhapur dhe diskutuar përfundimet dhe rekomandimet kryesore nga praktikat më të mira në Bullgari 🇧🇬. Ashtu siç theksoi Ambasadori i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë zoti Ivaylo Kirov 🇧🇬🤝🇦🇱 kjo konferencë, e cila i kushtohet “Zhvillimit të ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”, nuk është thjesht përmbyllja administrative e një aktiviteti. Ajo është simboli i urës 🌉 që po ndërtojmë midis popujve tanë përmes kujdesit për më të pambrojturit – fëmijët me nevoja të veçanta ❤️. Në këtë konferencë Bashkia Elbasan 🏙️ ndau vizionin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të ndjeshme dhe më mbështetëse ndaj fëmijëve që kanë nevoja të veçanta 💛. Nënkryetarja e Bashkisë Klaudia Krasnika shprehu bindjen se ndërhyrjet e hershme janë ato që u japin fëmijëve me nevoja të veçanta më shumë mundësi të rriten, të mësojnë, të socializohen dhe të integrohen plotësisht në jetën e komunitetit 🌈. Në fjalën e saj deputetja znj. Evis Kushi,me cilësinë e zëvendëskryetares së Komisionit për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike 🏛️ theksoi se së bashku duhet të punojmë më shumë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, me respekt, barazi dhe mundësi për të gjithë 🤲⚖️. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, znj. Ermira Urupi bëri thirrje që duhet të veprojmë më shumë për një shoqëri që garanton dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe çdo familje 🌟👨👩👧👦. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve 🙏, partnerëve 🤝 dhe profesionistëve 👩🏫👨⚕️ që besojnë se investimi në vitet e para 👶🌱 është investimi më i vyer që mund të bëjmë për shoqërinë 🌍💛. 🔽 Vazhdon në koment