← Të gjitha aktivitetet

Një javë përtej kufijve dhe përtej dijes, në Bullgari!

Publikuar më

📍Një javë përtej kufijve dhe përtej dijes, në Bullgari!

Specialistë të QSHINJNV së bashku me përfaqësues të përkushtuar të Bashkisë së Elbasanit, arsimit dhe shëndetësisë, që punojnë në fushën AK udhëtuam drejt Bullgarisë. Një aktivitet ky, pjesë e projektit “Developing Early Childhood Intervention in Albania”. Ky aktivitet u realizua me qëllim shkëmbimin e eksperiencave si dhe për të rritur edhe më tej dijen dhe kapacitetet tona në drejtim të ndërhyrjes së hershme tek fëmijët me Aftësi të Kufizuar.

Ky udhëtim nuk ishte vetëm një lëvizje gjeografike, por një rrugëtim i thellë profesional dhe njerëzor. Patëm mundësinë të takojmë kolegë të përkushtuar, të vizitojmë qendra model, të mësojmë praktika të reja dhe të ndajmë sfidat e përbashkëta që na bashkojnë përtej gjuhës dhe kulturës.

Ne sollëm me vete nga Bullgaria: 📌 Inspirim për të përmirësuar shërbimet që ofrojmë. 📌 Kujtesën se ndërhyrja e hershme është një hap tejet i rëndësishëm i procesit të mbështetjes së fëmijëve me AK dhe familjeve të tyre. 📌 Dhe mbi të gjitha, ndjesinë se kur bashkohemi si profesionistë, jemi më afër një bote më të drejtë për fëmijët tanë.

Ky ishte vetëm një hap. Por një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së atyre që kanë më shumë nevojë për ne: fëmijëve me aftësi ndryshe. Dhe për këtë, ia vlen çdo përpjekje!

Faleminderit Karin Dom Foundation in Varna @karindomvarna, për mikëpritjen dhe të gjitha informacionet e këshillat me vlerë që shkëmbyet me ne.🙏 Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit me titull: “Developing Early Childhood Intervention in Albania”, i cili zhvillohet me ndihmën financiare të Republikës së Bullgarisë përmes Ambasadës Bullgare, në kuadrin e Programit operativ “Ndihma zyrtare për zhvillim”. 🇧🇬🇦🇱☘️