← Të gjitha aktivitetet

Sot, më 1 Qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u zhvillua…

Publikuar më

Sot, më 1 Qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u zhvillua një aktivitet i veçantë i organizuar nga Special Olympics, ku morën pjesë fëmijë të vegjël me aftësi të kufizuara👥🌼⚽️🏏🎳🏓⚾️🏑⛹️‍♀️❤️. Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, lojëra dhe buzëqeshje, fëmijët patën mundësinë të argëtohen dhe të ndihen të përfshirë.🥇⚽️🎾🎳🏓. Ky aktivitet nuk ishte thjesht një festë, por një kujtesë e rëndësishme se çdo fëmijë ka të drejtën të luajë, të ëndërrojë dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë.⛹️. Një ditë plot emocion, dashuri dhe mesazhe të forta për barazi dhe përfshirje.❤️🌼⛹️‍♀️⛹️‍♂️⚽️🎾🎳🏓🏑🏑 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të iniciativës “Atletë të Shëndetshëm” nga Special Olympics Albania.