← Të gjitha aktivitetet

Me shumë energji dhe përkushtim, zhvilluam takimin tonë të parë për të…

Publikuar më

Me shumë energji dhe përkushtim, zhvilluam takimin tonë të parë për të nisur një vit të ri pune, plot objektiva dhe sfida të reja. 🤍

🧩 U mblodhëm së bashku për të shqyrtuar dhe rishikuar programet terapeutike të secilit fëmijë, duke vlerësuar progresin e arritur dhe duke përcaktuar objektivat e radhës, gjithmonë duke u bazuar në nevojat dhe potencialin individual.

✨ Por ky vit nuk do të jetë vetëm për terapitë. Së bashku diskutuam edhe për risi dhe aktivitete të reja për grupin e të rinjve, me një synim të qartë: të krijojmë sa më shumë mundësi për aftësimin, pavarësinë dhe përgatitjen për jetën e përditshme.

Besojmë se çdo hap drejt pavarësisë është një fitore. 💙 Dhe këtë vit synojmë të bëjmë edhe më shumë hapa së bashku! 🌟