← Të gjitha aktivitetet

Lojërat olimpike për fëmijët me aftësi të kufizuara janë një mundësi e…

Publikuar më

⚽️Lojërat olimpike për fëmijët me aftësi të kufizuara janë një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim fizik, emocional dhe social.Përmes aktiviteteve të strukturuara, si kërcime, pengesa apo lojëra në grup, fëmijët forcojnë aftësitë motorike, përmirësojnë vetëbesimin dhe mësojnë të bashkëpunojnë.⚽️🎯🥅

🏀Këto lojëra nuk janë vetëm argëtim – ato janë terapi në lëvizje, që nxisin përfshirjen, barazinë dhe ndjesinë e suksesit personal. Çdo hap i hedhur është një fitore. Sepse çdo fëmijë meriton të ndjehet kampion në mënyrën e tij.🥎🏓⛳️ Ky aktivitet u zhvillua nga iniciativa “Atletë të Shëndetshëm” e Special Olympics Albania.