← Të gjitha aktivitetet

Programi ynë i vizitës në Bullgari, startoi në qendrën “National Network…

Publikuar më

Programi ynë i vizitës në Bullgari, startoi në qendrën “National Network for Children NNC“, në Sofie. 💫🗣️Aty përfaqësues të kësaj organizate na njohën me punën koordinuese që bënin me 132 organizata jo qeveritare (OJF), të cilat si fokus të punës së tyre kishin mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Gjatë takimit tonë, diskutimet u ndalën veçanërisht në punën që bëhej me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre; Duke parashtruar arritjet dhe sfidat e ndërsjellta në të dyja shtetet. 🇦🇱🇧🇬 Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në shkëmbimin tonë profesional, duke na frymëzuar për bashkëpunime të vazhdueshme në një të ardhme shumë të afërt.🙂

Faleminderit “National Network for Children NNC”, për mikëpritjen dhe të gjitha informacionet e këshillat me vlerë që shkëmbyet me ne.🙏 Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit me titull: “Developing Early Childhood Intervention in Albania”, i cili zhvillohet me ndihmën financiare të Republikës së Bullgarisë përmes Ambasadës Bullgare, në kuadrin e Programit operativ “Ndihma zyrtare për zhvillim”. 🇧🇬🇦🇱☘️