← Të gjitha aktivitetet

Seanca e edukimit shëndetësor mblodhi së bashku fëmijë dhe prindër, nën…

Publikuar më

Seanca e edukimit shëndetësor mblodhi së bashku fëmijë dhe prindër, nën kujdesin profesional të stomatologes Besa Neziri.❤️ Ky takim sensibilizues kishte në fokus ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit oral në mirëqenien e përgjithshme. Gjatë seancës, mjekja prezantoi një përshkrim të detajuar të anatomisë së dhëmbëve dhe shpjegoi proceset që çojnë në zhvillimin e sëmundjeve dentare, si: ➡️Kariesi dentar ➡️Paradontoza U theksua rëndësia e teknikave të duhura të larjes së dhëmbëve, përdorimit të fijes dentare dhe shplarësve të gojës.🪥🦷 Një nga momentet më tërheqëse për fëmijët ishte demonstrimi praktik i një ekzaminimi dentar me instrumente stomatologjike, ku ata u shndërruan për pak minuta në “mjekë të vegjël”.👨‍⚕️👩‍⚕️🙏

Ky aktivitet u zhvillua nga iniciativa “Atletë të Shëndetshëm” e Special Olympics Albania.